Numri i të vdekurve në Greqi me koronavirus arrin në 147

Numri i vdekjeve në Greqi nga koronavirusi ka shkuar në 147 pasi një grua 89-vjeçare vdiq në spitalin Sotiria në Athinë të mërkurën.

Gruaja, e cila kishte vuajtur nga problemet të tjera shëndetësore kur ishte shtruar në spital me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, kishte ardhur nga një azil në Nea Makri në lindje të kryeqytetit.

Qeveria e Greqisë vendosi një bllokim në fillim të epidemisë në vend, që e mbajti të ulët numrin e të vdekurve dhe të sëmurëve rëndë nga epidemia.