VIDEO/ Tayna thyen karantinën : A ka kufij për ty, a ka Covid-19?

Teksa të gjithë qëndrojmë të izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë Covid-19, reperja Tayna duket se ka thyer edhe njëherë rregullat!

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar për ndjekësit se po udhëton drejt një tjetër vendi.

Tayna është nisur për në Zvicër dhe ka fotografuar udhëtimin e saj me avion, ndërkohë që fluturimet vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Sigurisht, veprimi i saj i ka bërë përshtypje ndjekësve dhe menaxheri i saj e pyet në Story:

“A ka kufij për ty, a ka koronë?”

Gjithashtu, Tayna ia ka kthyer me humor:

“Për dikë po, për dikë jo”.