Greqia i fut direkt në karantinë, refugjatët që zbarkuan në ishullin Lesbos

Një grup prej rreth 50 refugjatësh, kryesisht nga Afrika dhe Afganistani, arritën në ishullin Lesbos me një varkë të mërkurën në mëngjes, sipas raportimeve.

Të gjithë migrantët do të mbahen në karantinë për 14 ditët e ardhshme si rezultat i masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Një qasje më e rreptë nga Garda Bregdetare Helenike, që përfshin edhe zbatimin sistematik të një mase të re të "mbikëqyrjes agresive" dhe frenimit, e ndali fluksin e emigrantëve pa dokumente nga Turqia javët e fundit.