Sherr masiv në Dibër, dy të plagosur, e dy të arrestuar

Një ngjarje rëndë është shënuar në Dibër ku  konfliktet duket se nuk kanë të sosur. Karantina mesa duket vetëm sa i ka pezulluar këto ngjarje.

“Në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Ja njoftimi i plicisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Limjan po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja të rënda.

Në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Limjan, Dibër, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Rr, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.