VIDEO/ Makina përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë në spital. Emri

Aksident i rëndë në aksin Lezhe - Milot.

Një automjet ka përplasur rëndë një kembësor. Burime nga vendngjarje shpjegojnë për Syri.net se i aksidentuari është shtetasi Ndre Prendi i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar në spital. Policia dhe grupi hetimor janë në vendgjarje dhe po punojnë për shkaqet e ketij aksidenti të rëndë.

Lezhë /Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti  me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili  ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në  spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.