Ndryshimet në Kodin Penal/ Dervishaj: Qytetarët janë më të mbrojtur

I ftuari i rradhës i Adi Krastës në "A Show" ishte këshilltari juridik i Presidentit, Bledar Dervishaj.

Intervista nisi me temën e ditës, "çështja Dvorani", ku Dervishaj u shpreh se kryetari i KED duhej të dorëzonte mandatin.

Adi Krasta: A ka një përplasje njerëzore Meta-Dvorani?

“As mund të hidhet si tezë se ka një përplasje Merta-Dvorani. Nga ana ligjore ajo është e zgjidhur. Një vendim i GJK e ka zgjidhur. Presidenti është habitur. Na u propozuan tre gjyqtarë. I zgjodhëm në datë 10 dhe në 13 u bë betimi. Po pres zëvendësuesit. I shkuan tre, jo një, dhe duhej të ikte. Kur nuk ikën  i takon presidentit të Republikës të shqetësohej”, u shpreh Dervishaj.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, që shkaktuan edhe një reagim qytetar, këshilltari juridik i presidentit u shpreh se, vërtetë mund të kemi humbur kredon në publik, por mbrojtëm interesin e qytetarëve.

“Kishte një sponsorizim për këtë lajm. Nuk u qartësua publiku për këtë nismë ligjore të një deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Avokati i Popullit, shoqëria civile edhe presidenti u shqetësuan. Filloi shqyrtimi. Nga ky koment të gjithë aktorët shprehën mendimin kundër, por kur këto nisma u përmirësuan nuk i ndoqën si po ecte.

E ndoqëm me shumë vëmendje këtë nismë ligjore që duhej ti përgjigjej pandemisë, ndërsa mazhoranca shfaqi dëshirë të bashkëpunonte me presidentin e Republikës mbi një draft që kishte propozuar deputeti. Kemi dhënë kontribut para se të shqyrtohej në Komisionin e ligjeve, ndërsa në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare kjo u bë çështje”, tha Dervishaj.