‘Ekonomia e Malit të Zi do bjerë 7.8 për qind’/ Agjencia amerikane publikon parashikimin

Sipas Agjencisë amerikane të vlerësimit S&P Global Ratings, ekonomia e Malit të Zi do të bjerë me 7.8 për qind këtë vit, pasi kërkesa e brendshme dhe e huaj do dobësohen për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ndërkohë Banka Botërore pret një rënie prej 5,6 deri në 9 për qind, ndërsa FMN 9 për qind, raportojnë mediat e Malit të Zi.

Në analizën e S&P Global Ratings, ajo sqaron se pritet që si në shumicën e vendeve të tjera, pandemia të ketë efekte negative të dukshme në ekonominë e Malit të Zi.