Kim Kardashia përdor fotoshop, kapet keq nga ndjekësit

Fotot e saj ia shikojnë me kujdes.

Por, kësaj radhe, Kim Kardashian ndjekësit e kanë zënë keq me përdorim të fotoshopit, shkruan Syri Kosova.

Gruaja e Kanye West shfaqi flokët e gjata të rregulluara me një model të gjarprit dhe thonjtë që përputhen në mënyrë të përkryer me veshjen e që mezi i mbulonte të pasmet.

Sidoqoftë, disa fansa me sy të shqiponjës vunë re se në një foto  mund të shihni njërën prej gishtërinjve  ende në flokët e saj, ndërsa të dy duart janë duke u mbështetur në mur, duke sugjeruar se kishte pasur disa ndërhyrje me fotoshop  pas shkrepjes së fotove.

“Ju keni harruar një dorë shtesë në flokët tuaja ’, shkruante një ndjekës në Twitter, ndërkohë që një tjetër i thotë që “paske tre duar”.