Afrim Taku krahason nivelin e futbollit amerikan me Superligën

Afrim Taku ka kaluar një periudhë shumë të bukur në Shqipëri, teksa ka luajtur me dy skuadra si Tirana dhe Skënderbeu.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Taku, i cili u largua në janar të 2018 drejt kampionatit amerikan, është shprehur se kampionati shqiptar është më lart se ai amerikan ku luan tashmë, por kushtet atje janë shumë herë më të mira.

“Këtu niveli nga viti në vit po rritet më shumë. Europa është më lart përsa i përket futbollit. Në ligën ku unë bëj pjesë është rritur niveli. Në Shqipëri niveli futbollistik është më lart, por këtu janë kushtet më të mira.

Rikthim te Tirana? Për momentin ndihem shumë mirë këtu, por kurrë mos thuaj kurrë. I kam ndjekur këtë sezon kur kam pasur kohë. Me ardhjen e Egbo janë përmirësuar dhe e meritojnë titullin.

Partizani? Në të kaluarën kanë qenë më të kompletuar, por këtë vit kanë pasur shumë probleme.

Tashmë në Amerikë më mungon shumë familja ime, ndonëse kam krijuar familje të re. Gjithashtu më mungon edhe stadiumi i ri, do doja shumë ta provoja”, u shpreh Taku për “Supersport”.