'Fëmijët po rrezikohen nga uria': Angelina Jolie i bën thirrje Kongresit të shtojë ndihmën ushqimore

Aktorja dhe humanistja Angelina Jolie po lobon pranë Kongresit amerikan për të shtuar ndihmën ushqimore për familjet në të gjithë SHBA pasi koronavirusi po mban miliona fëmijë brenda në shtëpi dhe jashtë shkollave ku ata marrin ushqimin falas.

 Fituesja e Akademy Awards që është e mirënjohur në shkallë ndërkombëtare për punën e saj më refugjatët dhe grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkoi një letër për liderët më të lartë të Kongresit, publikuar në Usa Today, ku kërkon që të shtohet Programi i Ndihmës Ushqimore Suplementare për fëmijët, që po shkojnë drejt urisë në një kohë kur shkollat janë mbyllur dhe prindërit e tyre janë pa punë.

 “Shumë nga fëmijët më të rrezikuar në Amerikë kanë humbur gati 740 milionë vakte ushqimore të shkollave, për shkak të mbylljes nga koronavirusi. Me prindërit që gjenden përballë pagave dhe punëve të humbura, shumë nga këta fëmijë po vuajnë nga uria”, shkroi ajo në 20 prill në një letër për Nancy Pelosi dhe liderë të tjerë të SHBA.