Tre skenarë se si do të shkojë tani e tutje pandemia

Nga Ralf Klostermann, BILD

Në pandeminë e koronës, vala e parë e infeksioneve tashmë po sheshohet në shumë vende. Por pyetja e madhë është: po tani e tutje? A ka mbaruar epidemia? A do ketë shpërthime të tjera?

Studiuesit e mjekësisë infektive dhe epidemiologjisë në Universitetin e Minesotas kanë prodhuar tre skenarë për mënyrën se si mund të shkojë më tej pandemia e koronës.

Ata bazohen nga të dhënat e pandemive të tjera, si për shembull Gripit Spanjoll në vitin 1918, por edhe shpërthime të tjera epidemish.

BILD paraqet skenarët e mundshëm.

SKENARI 1- Në këtë skenar të parë, vala që po shfaqet tani do të pasohet nga valë më të vogla përgjatë dy viteve të ardhshme. Pandemia vazhdon për një kohë të gjatë, por tërhiqet gradualisht. Paraqitja e këtyre valëve mund të ndryshojë gjeografikisht dhe do varet nga masat kufizuese në vend dhe mënyra se si relaksohen.

SKENARI 2- Ky skenar i dytë është edhe skenari më i keq. Në përputhje me rrethanat, vala tjetër në vjeshtën e ardhshme do të sjellë një numër shumë më të madh infeksionesh se tani, gjë që do të kërkojë një bllokim të ri, në mënyrë që të mos përmbyten sistemet shëndetësore. Vetëm vitin që vjen, valët do jenë më të buta përsëri derisa epidemia të zhduket pothuajse plotësisht. Ky variant do ishte i krahasueshëm me Gripin Spanjoll të vitit 1981.

SKENARI 3- Ky është skenari më pozitiv. Pas valës së tanishme, do ketë vetëm disa valë të vockla, derisa pandemia të zhduket përfundimisht.

PERFUNDIM- Këto janë të gjitha vlerësime dhe përllogaritje. Por studiuesit amerikanë thonë gjithashtu se nuk kanë një top kristali që mund të parashikojë me siguri se çfarë mban e ardhmja dhe se si do duket realisht fundi i kësaj pandemia.

Për çdo rast, ekspertët amerikanë presin që pandemia të zgjasë deri në 24 muaj.