'Venecia' i përgjigjet Kurtit: Prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Sot, Komisioni i Venecias i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje.

NJOFTIMI I QEVERISE

Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese.

Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar.

Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm.