Lufta anti-Covid/ Mjeku shqiptar për Syri TV: Ja ilaçi që po përdorim në SHBA...

Mjeku shqiptar që punon dhe jeton në SHBA, Mentor Sejdiu, në një intervistë Skype për "Edicioni i Pasdites" në Syri TV, ka folur mbi atë çfarë po ndodh me Koronavirusin kryesisht në shtetin e New Yorkut.

Sipas tij, New Yorku në përgjithësi dhe Bronx në veçanti, ka qenë epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

"Deri tani ka informacione të bollshme për të bërë një hetim klinik, por ende nuk kemi një gjë të qartë", tha ai. 

A pritet një rënie e shifrave të të prekurve me rritjen e temperaturave?

"Temperatura luan rol në të gjitha gripet sezonale. Por edhe në vende të nxehta e tropikale ky virus ka dominuar. Sëmundja e ka bërë të vetën. Në New York diversiteti është i madh dhe kemi një ekstrem të gjendjes së situatës. Popullata e varfër është më e prekur. Bronx është epiqendra. Qendra ku punpoj unë po merret me barin e ri që po studiohet", tha Sejdiu.

Sa i përket hulumtimeve më të fundit lidhur me ilaçin anti-Covid, mjeku shqiptar dha këtë përgjigje:

"Në Bronx fillimisht kemi patur një antibiotik makrolik por nuk tregoi efikasitet. Tani po bëhet një tjetër hulumtim klinik për një ilaç që quhet Rendesevir. Kjo po bëhet për të parë se sa më herët e lenë spitalin përdoruesit e saj. Deri tani, përdoruesit e saj dalin 11 ditë më pas, ndryshe nga të tjerët që dalin pas 15 ditësh. Në moratilitet ka qenë 8% me 12%. Është bar i ri dhe presim rezultatet në të ardhmen".