Dua Lipa, e para në ‘Spotify’

Po është e para kudo.

Edhe pse kohë karantine e pandemie, Dua Lipa nuk u ndal as me këngë të reja, e tash nuk po ndalet as me suksese, shkruan Syri Kosova.

Këngëtarja së fundmi ka arritur të renditet e para në “Spotify”, duke lënë pas emra të mirënjohur nga e gjithë bota.

Dua kryeson listën me top-10 artistet më të dëgjuara, ndërsa lë pas Billie Eilish, Taylor Swift, Ariana Grande, e shumë të tjera.