Holanda konfirmon 317 të infektuar dhe 86 vdekje nga virusi në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Holanda ka publikuar numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Holandë u rrit me 317, duke e rritur totalin në 41.087 të martën, siu dhe me 86 vdekje të reja, thanë autoritetet shëndetësore, sipas Reuters.

Numri i të vdekurve në vend është 5,168, tha Instituti Kombëtar për Shëndetësi (RIVM) në njoftimin e tij të përditshëm.

RIVM paralajmëroi që raporton vetëm raste të konfirmuara dhe numrat faktikë janë më të lartë.