FOTO/ Ndryshim i papritur në pamjen e zëdhënëses bionde të OFL

Ndonëse ishim mësuar që të shfaqej thuajse çdo ditë e veshur me uniformë dhe me syze të errëta, pas një mungesë në publik, për shkak edhe të situatës së krijuar me COVID-19, zëdhënësja për shtypin Eljes Breca, shfaqet me look të ri.

Breca ka zgjedhur këtë herë që të heqë syzet e diellit, duke dalë kaq hapur për herë të parë në publik.

Kujtojmë se dalja e zëdhënëses së OLF me syze të errëta solli reagime në rrjetet sociale, ndërkohë që të gjithë rendën të identifikonin se kush fshihen pas imazhit të bukuroshes bionde.

Zëdhënësja e OFL, e diplomuar për psikologji dhe ka rreth një vit që është pjesë e strukturës së Marrëdhënieve me Publikun të OFL-së.

Po ashtu ajo ka eksperiencë në FNSH-në e Fierit dhe momentalisht është në pozicionin civil.