KLGJ do pyesë ndërkombëtarët për Dvoranin, Vasili: Euralius pjek vetëm ‘bukët e ngrohta të Rilindjes’

Nënkrytari I LSI Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në rrjetin social facebook pas vendimit të KLGJ që për çeshtjen Dvorani ti kërkohej mendimi ndërkombëtarëve.

“Euraliusi eshte si furra, që pjek vetëm "bukët e ngrohta të Rilindjes", shrkuna VAsili ne psoitmin e tij.

Ja postimi i plotë:

Të rrojë Euraliusi ose Eurorilindja!!

KLGJ do t’iu drejtokërka Euraliusit për Dvoranin.

Euraliusi ishte që na "mësoi" ta zgjedhim Arta Markun me 36 vota nga 84 vota, që thotë Kushtetuta.

Euraliusi është një OJF private shumë e "mirë".

Euraliusi eshte si furra, që pjek vetëm "bukët e ngrohta të Rilindjes".

Euraliusi do të na "mesojë" edhe që Dvorani do të largohet nga Gjykata e Lartë vetëm pas vdekjes.

Po presim....!

Deri atëherë "Rroftë Euraliusi ose Eurorilindja".

Sa për Reformen në Drejtësi na mbetet vetëm të themi:

" Na ishte një herë një Reformë në Drejtësi".