Përse SHBA mungoi në konferencën për financimin e vaksinës

Nga Jonathan Marcus, BBC

Mungesa e administratës së Trump te konferenca e angazhimeve për vaksinën të hënën ishte e dukshme, një emblemë e një dështimi më të madh të SHBA për të marrë rolin e udhëheqësit global që nga fillimi i kësaj krize.

SHBA nuk ishte mungesa e vetme e madhe. Rusia nuk ishte e pranishme dhe ambasadori i Kinës në BE mori pjesë, por nuk bëri asnjë zotim direkt për të financuar hulumtumin dhe prodhimin e vaksinës dhe kurës.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se sasi të mëdha fondesh qeveritare dhe private po shkojnë për të gjetur një vaksinë. Por qasja ‘e bëjmë vetë’ e dy gjigandëve të fuqisë farmaceutike në botë- SHAB dhe Kinës- dërgon një sinjal shqetësues.

Pikëpamja europiane- e mbështetur nga shumë vende të tjera të botës- është se çdo vaksinë duhet të trajtohet si pronë publike globale. Ekziston shqetësimi se po zhvillohet një lloj gare vaksinash.

Frika nuk është aq shumë se Kina dhe SHA do u mohojnë të tjerëve një vaksinë.

Problemi është te sigurimi i dozave të vaksinës në shkallë të pabesueshme për popullsinë globale, që nënkupton se veprimi i bashkërenduar për kërkimin, prodhimin dhe shpërndarjen është themelor.

Qasja e Donald Trump është në përputhje me kredon e tij ‘Amerika e para’- një këndvështrim që theksohet teksa beteja për rizgjedhjen po lëviz në ingranazhe të larta.