VIDEO/ Sabotazh ndaj British Airways, avionët mbushen me 5 tonë shkumë
Dy avionë të British Airways u gjetën të mbuluar në 5 tonë shkumë duke lënë pas një faturë pastrimi shokuese, teksa stafi akuzon punonjësit për ‘sabotazh’.
Avionët Boeing 777 dhe 787 ishin të mbuluar nga shkumë nga fikëset e zjarrit në aeroportin Heathrow të Londrës ditën e dielë.
Javën e kaluar u njoftua se deri në 12,000 punë do të humbin në kompaninë British Airways, shifër që përfaqëson më shumë se çerekun e stafit.
Disa nga 931 inxhinierët, ku përfshihen dhe ata që do të humbnin punën, ishin në skenën e krimit të dielën, sipas një raporti. Çështja ende nuk është mbyllur.