Microsoft do të investojë 1 miliard dollarë në Poloni

Microsoft do të investojë 1 miliard dollarë në Poloni, si pjesë e një plani që do të përfshijë hapjen e një qendre të të dhënave në vend për të ofruar shërbime “cloud” për bizneset dhe institucionet qeveritare, tha kompania në një deklaratë të martën.

Microsoft tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me ofruesin vendas të “cloud”, Chmura Krajoëa, për të ofruar shërbime “cloud” në Poloni.