Ibrahimovic i gatshëm për rikthimin në Milano

Zlatan Ibrahimoviç është i gatshëm të kthehet në Milano, pavarësisht se duhet të kalojë 14 ditë në izolim pas mbërritjes së tij.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” pretendon se 38-vjeçari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore por të përcaktuar datën e rikthimit në Milano.

Zlatan ka qenë duke u stërvitur me Hammarby në Suedi dhe e ardhmja e tij në Milan përtej sezonit aktual është e pasigurt.

Është e detyrueshme që Zlatan të qëndrojë 14 ditë i izoluar si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.

“Unë e di se puna ime e vetme është të jem i qetë dhe të ruaj formën time fizike”, ka thënë ai.

Që nga rikthimi i tij në Serie A në janar, ish-ylli i Juventusit dhe Interit ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një asistim në 10 ndeshjet e tij për klubin kuqezi.