Qeverisë italiane do t’i kushtojë mbi gjysmë miliard euro nëse pezullohet kampionati

Të shumta janë pikëpyetjet përsa i përket pjesës së mbetur të sezonit, teksa qeveria italiane ende heziton të marrë vendimin për të rinisur ose jo futbollin.

Ekziston plani i rinisjes së ngadaltë, por edhe dekreti për t’i dhënë fund sezonit dhe për ta mbyllur këtu çdo gjë, siç edhe ndodhi në Francë.

Kjo javë do të jetë vendimtare për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndër mend qeveria italiane, bashkë me Ministrin e Sportit, Vincenzo Spadafora, që me përçmim ka folur kohët e fundit për futbollin italian dhe nuk është aspak dakord që aktiviteti të rifillojë.

Por, sa është dëmi që do t’i bëhej klubeve të Serie A, Serie B, Serie C dhe deri tek amatorët?

Në një analizë të shpejtë, mediat italiane zbulojnë se mbase dhe 500 milionë euro nuk do të mjaftonin për të paguar dëmet.