Tare: Kampionati duhet të përfundojë në fushë, lojtarët janë gati!

Edhe një herë, Igli Tare shprehet se sezoni futbollistik 2019-2020 në Serie-A duhet të përfundojë në fushë.

Në një intervistë për “Sky Sport”, drejtori sportiv i Lazios u shpreh se lojtarët nuk munden më pa futboll dhe janë gati për të rifilluar.

“Të dielën festuan të gjithë pasi më në fund mund të rifillojnë të stërviten. Dëgjoj ministrin e sportive i cili thotë se mund të mbylli kampionatin por kjo nuk është në kompetencat e tij. Është shumë e rëndësishme që të përfundojmë këtë sezon. Lazio ka qenë nga klubet e para që ka respektuar rregullat që nga dita e parë. Gjithashtu edhe lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik, ata janë gati.

 

Ekipi do të rifilloj stërvitjen të mërkurën, nuk kemi asnjë shqetësim. Asnjë lojtar i Lazios nuk është larguar nga Roma, e njëjta gjë nuk ka ndodhur më të gjithë, di që skuadra të tjera kanë ende lojtarë jashtë Italisë. FIFA dhe UEFA i kanë shpjeguar mirë gjërat, ky sezon duhet të përfundoj, është shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm ta nisim sezonin tjetër edhe në vjeshtë”, u shpreh ndër të tjera Igli Tare.