Moderatorja sportive shqiptare ‘mërzitet’ prej izolimit, poston FOTO me bikini

Moderatorja e sportit, Lei Kraja po shijon në maksimum këto ditë në izolim. Ditën e sotme ajo ka postuar një foto duke u kënaqur me rrezet e diellit, sigurisht me aq sa të lejon situata aktuale të shijosh.

Modelja Lei ka lindur dhe jetuar për shumë vite në Kaliforni, por rikthimi në Shqipëri i dha mundësinë të eksploronte një tjetër pasion të saj, pra gazetarinë sportive.

Bukuroshja Lei prezanton në Digitalb, ndërkohë ajo është shumë e njohur edhe në rrjetet sociale, ku shpeshherë poston foto, të cilat vlen për t’u përmendur që i knaqin jo pak fansat e saj.

Fotoja e postuar ditën e sotme është realizuar teksa Lei mundohet të përfitojë nga koha e bukur me diell për të marrë sado pak rreze. Ajo është në oborrin e shtëpisë së saj dhe sigurisht qëëka marrë dhe masat mbrojtëse për fytyrën, pra kapele dhe syze. Një gjë tjetër që bie në sy është fakti që nuk ka vendosur makeup./panoramaplus