Zbulon bombën e Luftës së Dytë Botërore në kopsht, për pak sa nuk shpërthen pasi gruaja e fërkon me tel për ta pastruar

Një grua zbuloi në kopshtin e saj një bombë që datonte nga Lufta e Dytë Botërore, teksa gërmonte.

Ajo mendoi që objekti i gjetur ishte një relike e kohës Viktoriane, kështu që e fërkoi me tel për ta pastruar dhe fatmirësisht bomba nuk shpërtheu.

Lulu Cirillo, 49 vjeç, po gërmonte në kopsht për të hequr rrënjët e këqija të bimëve të saj në Weymouth, Dorset, kur preku në objektin e fortë.

Ajo nuk e kuptoi se çfarë ishte dhe thjesht e hodhi tutje, por më vonë vendosi ta pastronte, duke e menduar si relikë.

Vetëm kur ajo e postoi atë në Facebook, kuptoi që në të vërtetë objekti ishte një bombë dhe ajo kishte qënë shumë me fat që nuk kishte shpërthyer. Gruaja thërriti ushtrinë, e cila kontrolloi nëse zona apo gruaja ishin intoksikuar, por kjo nuk kishte ndodhur.