Plagosi tezen dhe burrin e saj, çfarë thonë banorët për 20-vjeçarin, pak kohë më parë humbi të ëmën

Një çift bashkëshortësh dhe një 20-vjeçar kanë mbetur të plagosur, mëngjesin e kësaj të henë në fshatin Pendavinj të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, të cilët janë sulmuar nga nipi i tyre 20 vjeçari Ilia Jani, për motive të dobëta.

20-vjeçari Ilia Jani këtë mëngjes ka shkuar në banesen e tezes së tij, Ditera Leka, duke u konfliktuar me këtë të fundit dhe me bashkeshortin e saj, Arben Leka.

Gjate konfliktit, 20-vjecari ka goditur me thike bashkeshortin e tezes dhe me pas me mjete të forta ka qëlluar edhe tezen e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga konflikti, përveç çiftit të bashkëshortëve, ka mbetur i plagosur edhe 20-vjeçari, ndërkohë mësohet se Arben Leka ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga banorët e zonës familja Leka njihet si një familje e qetë ndërsa djali(nipi) njihet si problematik.

Për 20-vjeçarin banorët shtojnë se para pak kohesh ka humbur nënën e tij, duke i rënduar gjendjen e shëndetit mendor.

Në bashkinë e Maliqit brenda pak ditësh ky është konflikti i dyte i regjistruar, si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur 4 përsona.