Heynckes: Çmimi i lartë i vendosur nga Man City për Sane është i pajustifikueshëm!

Ish-trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes mendon se çmimi i vendosur nga Man City për Leroy Sane është shumë i lartë.

Mesfushori gjerman vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich, por sipas Heynckes vlera 100-120 milionë euro është e pajustifikueshme.

“Për mua, ai akoma nuk ka kaluar në nivelin e një lojtari absolu”, ka thënë Heynckess për ‘Bild’.

“Mendoj se është një lojtar në udhëkryq dhe është një talent në pritje. Ai duhet të jetë gati për hapin tjetër të madh sepse, nuk ka vlerë nëse përdor talentin vetëm kohë pas kohe. Unë sinqerisht them se nuk e shoh si të arsyeshëm çmimin e tij”, ka thënë ndër të tjera fituesi i Champions Leagues me Bayernin në vitin 2013.