Afrohet përvjetori i fitores së Luftës së Dytë Botërore, Britania prodhon monedhën në nder të veteranëve

Britania ka prodhuar një monedhë 2 euro për të festuar 75 vjetorin e fitores së Luftës së Dytë Botërore.

Ajo është nxjerrë në shenjë falenderimi për të gjithë ata që shërbyen në luftë.

Për prodhimin e saj qendra mbretërore e prodhimit të parave ka bashkëpunuar me muzeun e luftës.

Monedha, e cila ka disa modele, shfaq njerëz të buzëqeshur dhe fjalën ‘fitore’ rreth saj.

Një set monedhash që janë përdorur gjatë luftës janë riprodhuar gjithashtu, si pjesë e festimeve të së premtes që vjen.