Policë të armatosur dhe helikopter për të sulmuar një statujë, oficerët iu përgjigjën thirrjeve për një tigër të rrezikshëm

Policë të armatosur dhe një helikopter u dërguan për të luftuar një tigër në një fshat britanik, por u shokuan kur panë se ai ishte thjesht një statujë 20 vjeçare e bërë prej teli.

Policia e Kentit dërgoi një përgjigjie të armatosur, pas raportimeve se një tigër ishte parë në fshatin

 Ightham në in Kent.

Por ata mbetën të turpëruar kur panë se kafsha e rrezikshme ishte vetëm një model i madh i bërë nga skulptorja 85 vjeçare Juliet Simpson.

Gjyshja qeshi teksa tregoi se historinë e kishte marrë vesh nga djali i saj Duncan.