Neymar refuzon kontratën e re me PSG-në, Barcelona duhet të paguajë ...

Neymar është i vendosur për tu rikthyer tek Barcelona.

Mundo Deportivo ditën e sotme ka raportuar se braziliani ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në, ku do të fitonte plot 100 milionë euro.

28-vjeçari është i vendosur të rikthehet në “Camp Nou” dhe në këtë mënyrë ka pranuar edhe ulje të pagës vetëm e vetëm të luaj sërish përkrah Lionel Messit.

PSG është gati ta shes Neymarin, por për ta lënë të lirë ish-yllin e Santosit katalanasit duhet të derdhin në arkat e PSG-së 150 milionë euro.

Gjithashtu po shqyrtohet mundësia e shkëmbimit të lojtarëve duke ofruar edhe disa miliona euro CASH.