Raporti: Kina jo vetëm fshehu rrezikun, por...

 

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo thotë se ka prova bindëse se virusi ka dalë nga një laborator në Kinë. Kritikat e SHBA ndaj Kinës po shtohen ndjeshëm

BBC

Zyrtarët amerikanë besojnë se Kina ‘fshehu qëllimisht’ ashpërsinë e pandemisë.

Kështu thuhet në një raport që ka rrjedhë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, sipas agjencisë së lajmeve AP.

Administrata Trump ka shtuar sërish kritikat e saj ndaj Kinës ditët e fundit.

Presidenti dhe Sekretari i Shtetit, Pompeo kanë dënuar drejtpërdrejt Pekinin.

Raporti thekson se Kina rriti importet dhe shkurtoi eksportet e furnizimeve mjekësore, duke minimizuar ashpërsinë e shpërthimit.

Raporti citon po ashtu se Kina nuk e informoi si duhet Organizatën Botërore të Shëndetësisë në janar, në mënyrë që të urdhëronte furnizime mjekësore nga jashtë.