‘Kur e ke humbur virgjërinë?’, Albana Osmani nuk heziton të përgjigjet

Moderatorja e njohur Albana Osmani ishte ftuar së fundmi në emsionin "Prive" në rubrikën "Kutia e pyetjeve".

Ajo iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet nga fansat dhe disa prej tyre kanë qenë vërtetë personale.

Albana është pyetur se në ç'moshë e ka humbur virgjërinë.

Moderatorja u shpreh se kjo është një pyetje shumë e konsumuar, të cilën e ka dëgjuar shpesh por megjithatë ka vendosur të përgjigjet për t'u shuar kuriozitetin.

"Pyetje shumë e konsumuar. Të them të drejtën dhe kur e kam dëgjuar në disa intervista këtë pyetje, kam thënë "Boh shumë mentalitet i gabuar, ende bëhet kjo pyetje?". Për kuriozitetin tuaj, kam qenë 52 vjeç", është shprehur Albana.