E do Real Madridi, Kylian Mbappe mund të rinovojë kontratën me PSG-në

Kylian Mbappe mund të qëndrojë te Paris Saint Germain.
Media prestigjioze e futbollit europian, “L’Equipe”, raporton së fundmi se 21-vjeçari po merr në konsideratë mundësinë për të rinovuar kontratën me kampionët e saposhpallur të Francës.

Mësohet se Mbappe do të përfitojë një rrogë të barabartë me yllin tjetër të skuadrës pariziene, Neymar.

3 tituj kampionë radhazi me PSG-në po e kënaqin pa masë Mbappenë, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Real Madridi. 

Tashmë spanjollët duhet të shpejtojnë hapat për të siguruar superyllin francez për sezonin e ardhshëm.