Grafika/ Nga nesër deri më 18 Maj, Kosova publikon orarin e lëvizjeve të qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve në Kosovë, në kohën e pandemisë, shkruan Syri.net Kosova.

Orari i ri do të jetë i vlefshëm nga data 4 maj deri më 18 maj, sipas shifrës së parafundit të numrit personal të leternjoftimit.

Lëvizja e qytetarëve sipas masave të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së COVID-19, nga data 4 maj deri më 18 maj, do të bëhet dy herë në ditë (i ndarë në dy pjesë) 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite.

"Orari i qarkullimit të qytetarëve nga data 4 - 18 Maj, 2020 sipas shifrës së parafundit të nr. personal - i ndarë në dy pjesë (90 min paradite, 90 min pasdite)", shkruan Ministria në postimin e saj.