Ditë e bardhë për Italinë/ Vendi fqinj regjistron numrin më të ulët të vdekjeve që prej 10 Marsit

Një rënie e konsiderueshme i jep mirëseardhjen Fazës numër 2 në Itali. Në 24 orët e fundit, vendi fqinj regjistron vetëm 1389 të infektuar të rinj, numri më i vogël që prej 10 marsit, datë që nisi edhe karantina totale.

Sa i përket viktimave, ditën e fundit janë shënuar 174 raste, edhe kjo përbën shifrën më të ulët që prej 10 marsit, përcjell SYRI.net.

Të shëruarit në 24 orët e fundit arrijnë në 1740 persona, ndërsa ulet edhe presioni mbi spitalet pasi 115 të sëmurë kanë lënë repartet Covid dhe 38 të tjerë terapitë intesive.

Ndërsa, sa i përket tamponëve, në 24 orët e fundit janë bërë 45 mijë.

Sa i përket shifrave të përgjithshme, Italia deri tani numëron 210,717 të infektuar me Covid-19 dhe 28,884 të vdekur. /A.R, SYRI.net

Grafiku i të dhënave për 24 orët e fundit sipas Mbrojtjes Civile Italiane: