Inter ka në plan blerjen e Paul Pogba për 100 milionë euro

Interi ka vendosur t’i shpallë luftë Juventusit, PSG-së dhe Real Madridit, në garën për të marrë shërbimet e Paul Pogba.
Ky i fundit do të largohet nga Manchester United dhe disa nga skuadrat më të mëdha të Europës janë vënë në gjurmët e tij. 
Ndërsa Juventusi po përpiqet të fusë në marrëveshje për një shkëmbim lojtarë si Pjanic apo Douglas Costa, Interi është gati të paguajë një shumë parash për të mbërritur te francezi.

Në rast se PSG-ja do blinte përfundimisht Icardin dhe Bayern Munchen kroatin Ivan Perisic, atëherë në arkat e ziklatërve do të mblidheshin rreth 100 milionë euro, të cilat drejtuesit do i përdornin për të afruar Pogba.
Nuk do të jetë aspak e lehtë që Interi të mbërrijë tek ylli i Premier Ligës, duke ditur që për lojtarin përveç Juventusit, interesohen edhe Real Madridi me PSG-në, që janë gati të bëjnë një sforco ekonomike.