Lajm i mirë nga Italia: Qeveria lejon stërvitjet individuale

Parfumi i rimëkëmbjes tashmë aromatizon Italinë. Këtë të Dielë, pas konsultimit me komitetin shkencor, Ministria e Brendshme autorizoi lejimin e stërvitjeve individuale për sportet në ekip.
 

Kështu, të  gjithë sportistët mund të rinisin stërvitjet e tyre, në ambiente publike ose private. Gjithashtu një rregull i vendosur është që të respektohet distanca 2 metër nga njëri-tjetri.

Kjo mënyrë stërvitje do të fillojë nga dita e nesërme deri në 17 maj ku do të jepet një vendim tjetër dhe mund të lejohet stërvitja në grup të plotë për të gjithë.

Tashmë pritet të përcaktohet edhe data se kur do të rinisë Serie A, duke parë që edhe situata po shkon drejt normalizimit.