Blaise Matuidi: U trondita kur mora vesh lajmin për infektimin nga koronavirus

Të shumtë kanë qenë futbollistët të cilët u infektuan nga virusi famëkeq, Covid-19.

Dhe një prej tyre ishte dhe mesfushori francez i Juventusit, Blaise Matuidi, i cili fatëmirësisht tashmë është shëruar plotësisht.

Në kanalin “Bros Stories” në Youtube, Matuidi rrëfeu provojën  e kaluar me këtë sëmundje, duke shpjeguar të gjitha peripecitë.

“Sinqerisht ishte e vështirë. Kur isha pozitiv, as nuk mund të dilja për të bërë pazar dhe atëherë kur fillova përsëri të dilja isha me fiksime. Duhet të të sigurohesha që njerëzit nuk ishin shumë afër meje. Duhet të jesh shumë i fortë mendërisht. Do të marrë kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë ne.”

Francezi shpjegon më të ej si kur mori vesh lajmin që ishte pozitiv, ishte një goditje e fortë psikologjike.

“Nuk kam pasur simptoma, por sapo më njoftuan, u trondita, isha në panik total, kisha frikë për familjen dhe miqtë e mi. Nuk është një periudhe e bukur, ne me të vërtetë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë pyes veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën e përditshme.”