11-shja ideale e Juventusit në dekadën e fundit

Në krye të futbollit italian prej 8 sezonesh, gazeta spanjolle As në versionin kilian ka publikuar 11-shen më të mirë të Juventusit në këto 9 vite.

Në portë është legjendari Buffon. Mbrojtja me 4 përbëhet nga zvicerani Lichtsteiner në të djathtë, Chiellini e Barzagli në qëndër dhe Alex Sandro.

Tre mesfushorët e përzgjedhur nga As janë Pirlo para mbrojtjes si dhe Vidal e Pogba në mbështetje të treshes sulmuese të përbërë nga Dybala, Tevez e Cristiano Ronaldo. Jashtë 11-shes më të mirë të dekadës së fundit te Juventusi kanë mbetur emra të rëndësishëm si Bonucci në mbrojtje, Pjanic në mesfushë apo edhe Higuain e Mandzukic në sulm.