Motra e Shehrezades bën deklaratën e papritur në lidhje me familjen e saj

Familja e aktores turke, Berguzar Korel, e njohur nga të gjithë si "Shehrezade" është kthyer në qendrën e vëmendjes për mediat e huaja.

Motra e aktores ka deklaruar se familjes së saj i vjen turp nga puna që ajo bën.

Zeynep Korel, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punon si pastruese dhe familjarët e saj nuk janë aspak dakord.

Ajo ka treguar se të gjithë të afërmit i kanë bërë bllok dhe i kanë kërkuar të mos flasë publikisht për  punën e saj.

“Kur mësuan se punoja pastruese vendosën të ma mbyllnin gojën. Më thanë nëse e bën publike do të ndërpresim çdo marrëdhënie me ty. Më bënë bllok të gjithë familjarët. U mërzita por thashë do ia lë kohës.

Ato duan të më marrin lirinë e të folurës edhe pse jam në Amerikë? Çfarë nuk thanë për mua! Shpikën sikur unë i paskam kërkuar Berguzares para. Ndërkohë që unë këtu punoj me forcat e mia. Ne jemi një familje nuk funksionojmë dot bashkë”, ka treguar Zeynep për mediat turke.Xing.al