'Nëse do zbuloje që Marku të ka tradhëtuar, ç'do bëje'? Ja si përgjigjet Rudina

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në çiftin më të komentuar në media dhe çdo ditë mësojmë më shumë për marrëdhënien e tyre.

Së fundmi Rudina ishte në një lidhje direkte me emisionin "Pop Culture", ku gjatë intervistës, Dojna Mema e pyeti artisten se si do të vepronte nëse do të merrte vesh që Marku e tradhtonte.

‘Do e lija urgjent. Nuk kam nerva farë për drama, unë të lë vazhdoj jetën”, është shprehur Rudina.

Gjithashtu aktorja e humorit ka folur edhe për planet për martesë dhe a po mendojnë për fëmijë.

“Të ishte për Markun tani do e kisha barkun tek goja, unë po pres sepse dua që të kem edhe pak më shumë kohë për Viktorian”, tha ajo.