Eksploziv makinës në qendër të qytetit, zbulohet kush ishte pronari

Një makine tip “Mercedez Benz” i është vënë eksploziv në qendër të qytetit në Delvinë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesanate, rreth orës 00:22.

Ndërkohë bëhet me dije se makina është në pronësi të Vango Zotos 53-vjeç, shofer i linjës Delvinë-Athinë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Delvinë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen "Sinan Ballaci" , Delvinë, është dëmtuar në pjesën e përparme automjeti në pronësi të shtetasit V. Z., dyshohet nga lëndë plasëse.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të mjetit.