Godin flet për të ardhmen: Nuk do të rikthehem tek Atletico

Diego Godin ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij.

Mbrojtësi i Inter, ka zbuluar planet për të ardhmen e tij, duke mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm tek Atletico Madrid.

Mbi të gjitha, uruguaiani ka thënë se është i fokusuar tek aventura e tij me klubin zikaltër.

 “Shumë dashuri për njerëzit që më pyesin, por koha ime me Atleticon ka marrë fund”, ka thënë Godin.

“Ishte aventura më e mirë në karrierën time sportibe, pa dyshim, të paku deri më tani”, ka shtuar mbrojtësi.

“Por, koha ime si lojtar i Atletico ka mbaruar. Po jetoj një aventurë të re te skuadra e Interit”, ishin fjalët e uruguaianit.