U akuzua për ngacmim seksual/ Reagon 33-vjeçari: Ja e vërteta

Disa ditë më parë u shoqërua në polici 33-vjeçari, Edmond Qenani. Ndaj tij rëndon akuza për ngacmim seksual ndaj disa punonjëseve të një kompanie.

Ndaj tij u dha masa ‘’arrest shtëpiak’’, por në një postim në rrjetet sociale ai ka thënë se akuza që u ngrit ndaj tij nuk është e vërtetë.

Këtë gjë ai e ka thënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mes reshtash në postimin e tij, ka shkruar se e ka të pastër ndërgjegjen dhe se nuk ka bërë asgjë nga ato që kanë thënë.

Po ashtu është shprehur se të gjithë ata që kanë shpifur kundër tij do të paguajnë para drejtësisë dhe se avokatët e tij, po punojnë për këtë gjë.

33-vjeçari në postimin e tij ka thënë edhe se familjarët dhe të afërmuit e tij e dinë se kush është ai dhe se nuk kanë pse të shqetësohen, pasi e vërteta do të dalë shumë shpejt.

Reagimi i plotë:

SQARIM PER MEDIA!!!

> Shkurt muhabeti:
Une i agjerueshem, por ngacmues seksual!!!
Hajde gallate e paradoks mediatik e pak me shume hajde...
O Lali Edi Rama te kam fort xhan, perZotin. Pike.
Pune kazanesh qenka kjo pune!
Me thone ‘Qimen e bejne tra’. Jo mo jo, ky esht nje super rast flagrant qe as qime nuk ka!
????????????????????

> Pakez me thelle:
Duke marre shkas mbi rrjedhojen e ngjarjeve te diteve fundit dua te bej me dije disa sqarime dhe detaje rreth cfare ka ndodhur nga dita e Marte, dt. 28.04.2020 qe une jam goditur nga nje frikacak, harbut e arrogant i pushtetit te "Shqiponjave" dhe menjehere ''vet-arrestuar'' (e theksoj vet-arrestuar pasi ne procesverbalin e Oficerit te Policise Gjyqesore te Komisariatit numer 2, Tirane, shkruhet se qenkam i arrestuar ne flagrance), deri me 01.05.2020 qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane cakton masen e sigurise "Arrest ne shtepi" te parashikuar nga neni kaq e aq ????.

very very soon!

E verteta do dale shume shpejt, lehtesisht e vertetueshme!
Jam me i motivuar se kurre qe ceshtjes time ti shkoj deri ne fund e per kete do punoj nate e dite:
> me avokatet e mi brenda dhe jasht vendit,
> me perfaqesite diplomatike te vendit e te jashtme,
> me sherbimet inteligjente informative sekrete te brendshme e te jashtme,
> me median e lire ne vend si dhe ate nderkombetare e investigative;
per te hedhur ne drite dhe te zezen mbi te bardhe te verteten absolute unike definitive mbi ngjarjet qe kan ndodhur me dt. 28.04.20, si dhe ato para-rendese e ato pas.
E mbi te gjitha per te vene para ndergjegjes te paster e para drejtesise cdokend te perfshire direkt apo indirekt ne kete histori te ndyre e te ulet, te perballet me ligjin per cdo fjale e fjali te shpifur e cdo trillim te sajuar ndaj personit tim dhe integritetit tim. Jeta eshte e gjate e une nuk nxitoj. E verteta nuk vdes.

Me e rendesishme se kjo dua qe ju miqte e mi te jeni mese te qete e te duruar e ketu po i jap rendesi me se shumti familjes time, prinderve te mi te shtrenjte qe jane shqetesuar meseshumti nga bombardimet e mediave me lajme te rreme, miqte e mi te ngushte qe me njohin nga afer.
Te afermit e mi: Ju me njihni kush jam, dhe e dini shume mire se cfare vlerash perfaqesoj. Rrini te qete dhe kini besim.
Kaq mjafton.

Persa i perket demit moral, fizik, shpirteror dhe integritetit tim e personalitetit tim une kam te gjithe instrumentat dhe strukturat brenda dhe jashte vendit qe do bashkpunojne per te verteten time dhe rikuperimin e figures time.

Turp per shpifesit, trilluesit dhe frikacaket!

Une di te them vec nje gje;

Nje fraze filozofike dhe fantastike nga nje liber i shenjte, ku shkruhet se:

"Pas cdo lehtesimi ka nje veshtiresi;
pas cdo veshtiresie ka nje lehtesim."

Koha verteton.
Une jam ketu. Per momentin arrest ne shtepi.

Shenim:
Faleminderit te gjithe ju kudondodheni qe me jeni gjendur prane fizikisht e virtualisht me keni motivuar edhe frymezuar qe keto dite te veshtira per mua dhe familjen time te kalojne me qetesi e dashuri ????.
Respekte!

https://www.syri.net/kronike/336185/te-q-robt-e-shtepise-te-zhduk-te-vras-i-ndiqte-me-motor-ja-si-33-vjecari-ngacmonte-punonjeset-e-kompanise/