U shtuan edhe viktima të prillit/ Ja e vërteta e vdekjeve të sotme në Itali

Rreth dy orë më parë, mediat italiane, teksa raportonin përditësimin e shifrave sa i përket viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit, folën për 474 viktima, mbi 200 më shumë krahasuar me një ditë më parë. Por e vërteta është ndryshe.

Sipas asaj që shkruan prestigjozja "Repubblica", në fakt, në 24 orët e fundit janë vetëm 192 viktima, por kësaj shifre i jashtë shtuar edhe 282 viktima të tjera, të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen gjatë muajit prill.

Kjo tregon jo vetëm një rënie të konsiderueshme të të vdekurve nga Covid-19, por reultatin më të mirë, për herë të parë, që prej 14 marsit. Më pak se 200 viktima në 24 orë.

Shifra shpresëdhënëse janë edhe ato sa i përket infektimeve të reja, të shëruarve dhe pacientëve në terapi intensive.

Pavarësisht mënyrës së raportimit të shifrave, zyrtarisht deri tani, Italia numëron 209,328 të infektuar dhe 28,710 viktima si pasojë e Covid-19. /A.R,Syri.net