Kamioni me targa të huaja përplaset me urën hekurudhore, lëndohet drejtuesi

Një kamion kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident në aksin e rrugës Librazhd-Përrenjas.

Automjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me këmbën e një ure hekurudhore në afërsi të Hotolishtit.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mungesa e vëmendjes së drejtuesit gjatë drejtimit të automjetit. 

Fatmirësisht nga aksidenti drejtuesi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime serioze.