'Shqipëria më mirë se tërë dynjaja'/ Rama bën edhe një herë 'heroin' në Facebook

Shqipëria më mirë se e gjithë bota në luftën kundër Koronavirusit.

Kështu shprehet ish kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se shifrat që ai servir janë marrë nga 'Worldmeters'.

Por kryeministri nuk nxjerr një tjetër fakt që vëren faqja në fjalë: Shqipëria mes shteteve me më pak testime në botë.

Postimi i plotë i Ramës:

ALBANIA THE BEST

Çudi e madhe ëëë?!

Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar

Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe Frikën nga Injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes

*Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer