Meta në Borovën martire: Këtu ku dhjetëra të moshuar, gra dhe foshnja u masakruan nga nazistët

Presidenti Ilir Meta është ndalur në udhëtimin e tij në juglindje të vendit në fshatin Borovë të Kolonjës, ku më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane masakruan me dhjetra banorë të fshatit, midis të cilëve edhe gra e foshnja.

'Pas ndalesës në Barmash nuk mund të mos ndalosh në Borovën martire, atje ku dhjetëra të moshuar, gra, fëmijë e foshnja u masakruan barbarisht nga nazistët si hakmarrje ndaj sulmit partizan në Barmash.

I përjetshëm kujtimi i martirëve të Borovës!'