Futbolli është ndalur prej koronavirusit, Ozil bën postimin emocionues

Mesut Ozil ka publikuar një fotografi me përshkrim shumë emocionues.

Kanë kaluar gati gjashtë javë nga ndeshjet e fundit të futbollit në Europë ndërsa klubet po përjetojnë një krizë të rëndë financiare si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Dhe Ozil, thotë se të gjithë po presim që COVID-19 të largohet nga ‘fusha’, për t’i liruar vendin futbollit, futbollistëve, dhe atyre që u përket ky sport, tifozëve.

Vlen të theksohet, se në vendet elitare të Europës është duke u punuar shumë këto ditë, që futbolli të rikthehet në fund të majit apo fillim të qershorit.