VIDEO/ Vajzat e Kombëtares thirrje qeverisë: Na lejoni të stërvitemi, futbolli është jeta jonë!

Futbolli në vend pret të rinisë aktivitetin dhe FSHF shpreson që pas 4 majit të arrijë të konkretizojë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, me këtë të fundit që duhet t’i japë dritën jeshile federatës që të rifillojë kampionatet dhe skuadrave që të rinisin stërvitjen.

Por letrës së FSHF-së, qeveria nuk i është përgjigjur, ndërsa pas shumë aktorëve të këtij sporti në vendin tonë, e kanë radhën vajzat e ekipit Kombëtar U-19, Mikaela Metalla dhe Ornela Lleshi, që t’i dërgojnë një mesazh Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Sportit, ku kërkojnë që të rikthehen dhe të stërviten normalisht.

“Kërkojmë nga qeveria të fillojmë të stërvitemi. Jemi futbolliste dhe nuk mund të rrimë mbyllur. Përderisa specialistët thonë se futbolli mund të rinisë, pse qeveria hesht në këtë moment. Njerëzit kanë nevojë për sport, ju kërkojmë të bashkëpunoni me ne. Jeta jonë është futbolli dhe ju kërkojmë që të rinisim sa më shpejt.”, u shprehën dy vajzat e ekipit Kombëtar U-19./balkanweb/